Ndërron jetë nga një goditje në zemër 50-vjeçari që tërhoqi qenin zvarrë me makinë

Vetëm pak ditë pas arrestimit të tij, ka ndërruar jetë Faik Perkoxha, 50-vjeçari, i cili tërhoqi zvarrë me makinë qenin.

Mësohet se ai është ndarë nga jeta si pasojë e një infarkti. Lajmi është bërë publik nga familjarët e tij në rrjetet sociale.
Kujtojmë që veprimi i para pak ditëve i të ndjerit Perkoxha solli mjaft reagime të shumta në mediat online dhe kritika të forta në drejtim të tij për keqtrajtimin e kafshëve.

Loading...