Covid-19 iu merr jetën tre pacientëve në 24 orët e fundit, ja sa raste të reja shënohen

Ministria e Shëndetësisë informoi sot se janë 131 raste me COVID-19 dhe 3 të vdekur në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët që të vijojnë të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave anti-COVID për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
NJOFTIMI I MINISTRISE SE SHENDETESISE:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët që të vijojnë të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave anti-COVID për të frenuar përhapjen e këtij infeksioni.

Rihapja e shkollave e rrit mundësinë e shtimit të rasteve, ndaj edhe një herë ju drejtohemi sidomos prindërve dhe mësuesve, të jenë të kujdesshëm. Në rast të shfaqjes së simptomave apo dyshimit për kontakte me persona të prekur, prindërit nuk duhet ti dërgojnë fëmijët në shkollë dhe mësuesit duhet të izolohen, siç duhet të bëjnë të gjithë qytetarët që janë jo vetëm të konfirmuar, por edhe të dyshuar si të prekur nga virusi SARS COV2.
Çdo thyerje e karantines është rrezik për infektimin e personave të tjerë.

Loading...