Tepelenë/ Ishte shpallur ne kerkim kombetar, arrestohet 45-vjeçari

Tepelenë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim R. P., 45 vjeç, banues në fshatin Dragot, Tepelenë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 04.09.2020, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Dragot, Tepelenë, në oborrin e banesës së tij u konstatuan të kultivuara disa bimë narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasit R. P. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Loading...