Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 61-vjeçarin Hile Simoni i cili dyshohet se aksid entoi qëllimisht komshien e tij Katrinë Hila, pas një sh erri që ka ndodhur mes tyre.
Simoni ka thënë në Gjykatë se nuk është e vërtetë që ai ka aksi dentuar me qëllim komshien e tij, dhe se gjithçka ka ndodhur pa dashje.
“Ngjarja ka qenë aksi dentale, nuk kam pasur mundësi të kontrolloj mjetin, për shkak të rrugës pa standarte. Sapo ka ndodhur aksidenti kam telefonuar punonjësin e policisë në Gurin e zi, edhe djali im të ishte s’do kisha mundur të shmang aks identin”, është shprehur Simoni.
Sa i takon debateve që kanë pasur mes tyre, Simoni është shprehur se ato janë mbyllur prej kohësh, madje ai shton se ka pirë kafe me bashkëshortin e Hilës, që iu thyen këmbët pas përpla sjes me makinë.
Avokati ka kërkuar masë lehtësuese arrest shtëpie pasi Hile Simoni prej 5 vitesh vuan nga sëmundje pulmonare. Gjykata se ka marrë parasysh kerkesën duke e lënë në arr est me bu rg, siç ishte dhe kërkesa e prokurorit të çështjes.