Breshër sa një kokërr vezë në Konispol, dëmtohen pemët frutore

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë të gjithë vendin në orët e fundit.

Skaji jugor i Shqipërisë, bashkia e Konispolit, është përballur edhe me breshër kokërr madh.

Siç mund të shihni në fotografi, kokrra e breshrit ka arritur përmasën e një veze, duke shkaktuar dëmtime të mëdha në pemë frutore.

Mandarinat, portokallet dhe ullinjtë janë më të dëmtuarat, por edhe pemë të tjera, ku thuajse 1/3 e prodhimit është dëmtuar nga fortësia e goditjes së breshrit, por edhe rrëzimit përtokë. /noa.al

Loading...