Manastirliu jep lajmin e mirë: 97 qytetarë fituan betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit

97 qytetarë e kanë fituar betejën me koronaviruson në 24 orët e fundit. Ky lajm i mirë është bërë i ditur nga vet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kjo e fundit përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ka konfirmuar këtë fakt, ndërsa ka postuar dhe një foto të një pacienti të shëruar që lë spitalin.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 97 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan ministrja.

Kujtojmë se dje u regjistruan 153 raste me koronavirus, ndërsa 3 persona ndërruan jetë si pasojë e virusit vdekjeprurës.

Loading...