Ambasadorja e ShBA në Shqipëri, Yuri Kim ka thënë se zbatimi i Reformës në Drejtësi duhet të vijojë dhe askush nuk duhet të dorëzohet para pengesave. Në një shkrim në Twitter, shpërndan një artikull të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj ku thuhet se Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet brenda vitit.
Diplomatja amerikane ka reaguar duke thënë se zbatimi i reformës është tepër e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.
“Shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë për të vazhduar zbatimi i Reformës në Drejtësi, hap pas hapi. Nevojë për të hequr pengesat, për të kërkuar zgjidhje praktike. Mos u dorëzoni kurrë atyre që dëshirojnë që Drejtësia të mos vijë kurrë”, shkruan Kim në Twitter.
Loading...