Yuri Kim apel Ramës e Bashës: Çdo propozim pas marrëveshjes së 5 qershorit duhet të jetë me mirëbesim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar përmes një statusi në twitter lidhur debatet që ka përfshirë politikën për listat dhe koalicionet.

Ndërsa rikujton marrëveshjen e 5 qershorit, Kim shkruan se çdo propozim duhet të jetë në mirëbesim.
“I kujtojmë Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit Lulzim Basha, si dhe drejtuesve të tjerë për të gjithë premtimet e bëra në lidhje me 6/5 dhe ccdo masë përtej 6/5. Angazhimi, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të jenë me mirëbesim. Shtetet e Bashkuara do t’ju mbështesin gjithmonë, por ju, udhëheqësit e Shqipërisë, jeni pala përgjegjëse”, shkruan Ambasadorja Kim.

Loading...