Flamur Noka sulmon policinë: U bëri zbor një 71-vjecar

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka reagoi pas ekzekutimit të 71-vjeçarit në Lefter Zhidru në Elbasan. Përmes një postimi në “Facebook”, Noka sulmoi policinë për aksionin e saj.

Me ironi ai thotë se efektivëve ju bë zbor nga një i moshuar.
“E turpshme për shtetin. Neveri për pushtetin. Kjo ngjarje tregon se kemi një shtet qesharak. Ju bëri zbor një plak 71-vjeçar…dhe e vranë. Jo një kriminel, por një plak me neurozë….Një polici e tërë gjithë ditën në Elbasan e dorëzuar përballë jo një krimineli, por një plaku.

Një polici e paaftë ta arrestojë. Imagjinoni këtë pushtet, këtë polici të Llesh Kimikut në betejë me krimin… Turp. 25 Prilli është zgjidhja, është shpëtimi për shqiptarët.”

Lefter Zhidru u vra pasditen e kësaj të enjteje pasi për pesë orë me radhë refuzoi të dorëzohej. Ai qëlloi me armë drejt policisë, pas një konflikti me policinë.

Loading...