Eneda Tarifa rikthehet zyrtarisht në ‘Portokalli’.
U fol prej kohësh për largimin e Xhemi Shehut, më pas për mundësinë e largimit të “Portokallisë” nga “Top Channel”, apo edhe të disa aktorëve.
Në fillim të sezonit të ri televiziv, “Portokallia” u konfirmua në të njëjtin ekran ku nisi rreth dy dekada më parë, me disa ndryshime.
Ashtu siç u përfol, lëngëtarja Eneda Tarifa do të rikthehet në “Portokalli”, si prezantuese, në sezonin e ri të televiziv, përkrah Salsano Rrapit, pasi është larguar Xhemi Shehu,
Eneda ka pasur një eksperiencë më parë, por u largua dhe u fol për një sherr mes saj dhe moderatores tjetër. Duket se gjërat ndryshuan, pas pak kohësh, dhe është Eneda që rikthehet.
Sot lajmi u konfirmua nga Florjan Binaj.
Eneda Tarifa rikthehet zyrtarisht në ‘Portokalli’.
Përmes disa fotove në Instastory ku duket se kasti po përgatitet për puntatat e reja, aktori i humorit i uron Enedës mirëseardhjen!
Eneda Tarifa ka qenë pjesë e “Portokallisë” për 6 vite me radhë, për t’u larguar në 2016-ën.
/NOA.al