Ndërron jetë në mënyrë të papritur fotografi i njohur shqiptar (foto)

Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur fotografi i njohur shqiptar, Arben Çeli.

Çeli ka punuar si fotografi i Reuters për Shqipërinë.

Ai është ndarë nga jeta në moshën 53 vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër.

Shumtë nga miqtë e tij, të befasuar pas lajmit të trishtë, kanë shkruar mesazhe prekëse, duke i shprehur ngushëllime familjes, për humbjen e madhe:

Ja disa prej mesazheve:

“Unë nuk të kam njohur personalisht po objektivin tënd e shikoja shumë të dashur, të bukur, të gjallë e plot ngjyra jete! Më vjen keq o miku virtual që u shua jeta jote kaq shpejt, qofsh i xhenetit ! Do mbetesh I paharruar !”

“Lamtumire Ben Celi! Kishe shumë jetë përpara, shumë miq, të afërm e familjen e mrekullueshme të cilëve do u mungosh pa fund! Pushofsh ne paqe njeriu i mirë e i papërtuar!”

“Beni do më marri malli. Qofsh i parajsës.”

“Lamtumirë Ben Celi. Do të kujtojmë gjithmonë. Ngushëllime të gjithëve per humbjen e madhe .Qofsh i xhennetit miku im”.

“As e kisha menduar kurre se do e dëgjoja këtë lajm. O Ben Celi që ma theve zemrën. Përtej të qoftë rruga e lehtë dhe e ndriçuar siç ishe ti me buzëqeshjen dhe mirësinë tënde, o miku im! Nuk kam fjalë.”

“Mos Ben! Mos miku im… Per ku kaq larg, në një vjeshtë me shi vëlla?! O Zot… Ngushëllime të ngrohta nënës së Benit, zonjës së tij dhe djalit të mrekullueshëm; dy motrave, fisit të madh dhe të mirë Celi! Ngushëllime gjithë miqve dhe shokëve të Benit, brenda dhe jashtë Shqipërisë…”.

Po ashtu media humbi një nga profesionistët e saj më të mirë. Arben Çeli, i apasionuar dhe i përkushtuar në profesionin e tij, prej disa vitesh ishte fotografi i një prej agjencive më prestigjoze në botë.

/NOA.al

Loading...