Ajo që po ndodh aktualisht në protestën e studentëve, është diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë.
Nëpërmjet një megafoni duke e shoqëruar me thirrjet “Turp” kanë përmendur një sërë emrash pedagogësh të cilët sipas tyre marrin para për provime”.
Studentët kanë përmendur të paktën emrat e 20 pedagogëve nga të gjithë fakulteveve që janë të përfshirë në korrupsion
I pyetur në lidhje se si i kanë gjetur emrat, një student është përgjigjur: “Janë emra të cilët kanë ardhur nga të gjithë studentët, për të kaluar provimet”
“Pedagogët i bëjnë provimet në nivel olimpimade ose me qëllim që tu bashkohesh kurseve të tyre, ose të japësh para për ti marrë ato provme”. shtoi studenti që nuk kërkoi të identifikohej.