Përdh unoi një fëmijë, ja çfarë i ndodh pe dofilit gjatë ndëshkimit me kamxhik

Në qytetin indonezian, Banda Aceh, që praktikon ligjin e Sheriatit, një i dënuar për përdh unimin e një fëmije është goditur disa herë me kamxhik derisa ka humbur vetëdijen.

Burri me emrin Roni pritej të fshikullohej 169 herë para grumbullit të njerëzve që ishte mbledhur në qytet, por ai u rrëzua në tokë dhe humbi vetëdijen pasi u godit 52 herë.
Ekzaminimet mjekësore konstatuan se goditjet duhet të ndalonin, që do të thotë se personi në fjalë do të dënohet për herë të dytë, ku i kanë mbetur edhe 117 gjuajtje.

“Kur e fshikulluam 52 herë, ai kishte mavijosje në kraharorin e djathtë dhe po të vazhdonim gjendja e tij shëndetësore do të përkeqësohej dhe do të mbulohej në gjak”, ka deklaruar një nga mjekët.

Loading...