Tërmet në Greqi, lëkundja 5.2 rihter ndjehet në manastire

Nje tjeter termet u regjistrua ne Greqi. Rreth tri orë pas lekundjeve qe u regjistruan mbrëmjen e djeshme me magnitudë 4.4 në Greqi një tjetër tërmet me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter është regjistruar në orën 01:50 të mëngjesit të së dielës 22 kilometra në jugperëndim të malit Athos.

Mediat raportuan se termeti është ndjerë në manastire, gjatë vigjiljes së Kryqit të Shenjtë ndërkohë që Mali Athos po kremtonte sipas kalendarit të vjetër.
Pas lekundjes se forte pasuan tërmete të tjera me magnitudë më të ulët, një prej tyre 3.9 në 2:09 të mëngjesit, me të njëjtën epiqendër, pa shkaktuar dëme

Loading...