Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, pasi i është nënshtruar testit të dytë ka dalë sërish pozitiv me COVID-19.
Berlusconi, si shumë pacientë të tjerë, është ende duke luftuar me pasojat e sëmundjes së koronavirusit, veçanërisht lodhjen dhe rraskapitjen fizike, për shkak të së cilës ai mbetet i shtrirë në shtrat.
Berlusconi aktualisht është në karantinë në vilën e tij jashtë Milanos me të dashurën e tij, Marta Fascina, e cila gjithashtu doli pozitive për COVID-19.
Mjekët janë shprehur se ai është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Kujtojmë që ish-kryeministri ka rezultuar pozitiv me koronavirus më 3 shtator.
Loading...