U merrte para studentëve për provime, gjykata merr vendimin për pedagogun

U merrte para studentëve, gjykata lë në burg pedagogun e Korçës Alket Dino dhe sekserin Xhevi Dervishi. Gjykata ka vlerësuar provat se pedagogu u ka marrë para studentëve në këmbim të dhënies së notës kaluese për provimet.

Policia e Korçës në bashkëpunim me SPAK arrestoi pak ditë më parë pedagogun Alket Dino në Universitetin “Fan Noli” me akuzën e korrupsionit duke marrë para në këmbim të notave kaluese në provime.
Bashkë me Dinon u arrestua edhe Xhevi Dervishi, i cili dyshohet se bënte sekserin mes tij dhe studentëve që donin nota kaluese.

“Shtetasit e mësipërm, janë kapur në afërsi të këtij Fakulteti me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale“, bën me dije policia.

Loading...