Lu ftimet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, Rama thirrje palëve për armëpushim

Kryemininstri i Shqipërisë, Edi Rama nën cilësinë e kryetarit të OSBE0-së ka reaguar pas përplasjes së armatosur mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Në një njoftim në faqen zyrtare të OSBE-së, Rama i bën thirrje të dyjave palëve të rikthehen në normalitet. “Unë i nxis të gjithë të përfshirët të kthehen menjëherë në armëpushim para se numri i njerëzve i këtij konflikti të rritet më tej,”, shkruan Rama.
Edi Rama mbështet plotësisht përpjekjet për të stabilizuar situatën në terren dhe përsëriti se nuk ka asnjë alternativë për një zgjidhje paqësore të negociuar të konfliktit.

Ai shton se negociatat mes dy vendeve duhet të nisin sa më shpejt të jetë e mundur. Kryesuesi i Përgjithshëm gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që humbën jetën në këtë raund të fundit të dhunës.

Luftimet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë kanë arritur kulmin sot dhe përplasja më e ashpër po zhvillohet për rajonin e Nago-Karabakut, ku pikërisht gjatë ditës së sotme u shënuan 16 të vdekur dhe 100 të plagosur.
NATO bëri thirrje për armëpushim, ndërsa Turqia i ka dalë në mbrojtje Azerbajxhanit. Ankaraja tha se Armenia duhet të tërhiqet.

Loading...