Policia italiane ka vënë në pranga një 30 vjeçar shqiptar i cili akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.
Mediat italiane bëjnë me dije se në një apartament në qendër të qytetit të Ankonës, i marrë me qira nga një shqiptar 30 vjeçar, është gjetur një kuti me rreth gjysmë kg kokainë të pastër (ende e kristalizuar) e cila, pasi të “pritej”, do të ishte bërë mbi një kilogram për një vlerë tepër më të madhe.
Ndër të tjera bëhet me dije se sapo policia ka hyrë në banesë kanë gjetur copa të shumta celofani në tryezën e kuzhinës për paketimin e drogës.
Droga ishte e destinuar në tregun e Ankonas.
Loading...