Kryeministri Edi Rama është ndalur sot tek çështja e detit në lidhje me deklaratat nga pala greke se do të merrte nga territori shqiptar 12 milje.
Mes ironisë, Rama i është përgjigjur pyetjes së një gazetari në rrjetet sociale, ku shkruante se; Zoti Rama, lëreni ekonominë, po merruni me atdheun. Po na e merr greku”.
Kaq mjaftoi që kryeministri t’i sugjeronte gazetarit që të mbronte detin me presidentin Ilir Meta, apo dhe me liderin e PD-së Basha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.
“Ik mbrojë me Liken i dashur. E ke gati aty. Me Lulin, me Monikën, me kanoe. Bjeri nga Vjosa se ai po mbron dhe Vjosën. Vazhdoni mbroni nga armiqtë imagjinarë.”, tha Rama.
Loading...