Ky është 21-vjeçari Antonio De Marco, I cili ekzekutoi me thikw mbrwmjen e 21 shtatorit arbitrin Daniele De Santis dhe të dashurën e tij Eleonora Manta.
I riu, student i infermierisë, rrëfeu se kishte planifikuar çdo detaj të vrasjes së dyfishtë. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura për të ndaluar dhe ulërimave nga viktimat, i dyshuari vazhdoi veprimin e planifikuar me përpikmëri duke i ndjekur dhe ekzekutuar.
“Ata ishin shumë të lumtur”
“Unë bëra një budallallëk, e di që isha gabim. I vrava sepse ishin shumë të lumtur dhe kjo është arsyeja pse unë u zemërova”, këto janë fjalët me të cilat Antonio De Marco justifikoi krimin para hetuesve sipas burimeve nga grupi hetimor.
Komandanti krahinor i Karabinierisë së Leçes, Paolo Dembech, e përjashtoi motivin pasionant, “i cili për momentin nuk është i dukshëm”.
Arsyet mund të gjenden në periudhën e bashkëjetesës së autorit të krimit me çiftin, lumturia e të cilit mund ta ketë shqetësuar 21-vjeçarin, i përcaktuar si një “introvert, i tërhequr, me pak miq”.
“Detajet e masakrës”
“Paramendimi i krimit shkruan prokurori provohet nga objektet e shumta të gjetura në skenën e krimit, në veçanti kapuçi i bërë nga një palë çorape najloni për gra, shiritat shtrëngues të tubave dhe pesë fletët e shkruara me dorë mbi të cilat ai përshkroi hartën me rrugën që duhet ndjekur për të shmangur kamerat “.
Vrasje për Hakmarrje
Hakmarrja mund të ketë qenë motivi i mundshëm për vrasjen e dyfishtë. Sipas asaj që u rindërtua nga hetuesit, vrasësi i dyshuar kishte jetuar për gati një vit me qira në një nga dhomat e banesës ku dy të rinjtë kishin vendosur më pas të zhvendoseshin së bashku.
Për të paktën dy muaj De Marco dhe Eleonora Manta kishin qenë shokë dhome. Sidoqoftë, bashkëjetesa midis të dyve duket se nuk ka qenë e lehtë. Prandaj Daniele De Santis kishte vendosur të mos rinovojë kontratën e të riut dhe të mbajë apartamentin për vete dhe të dashurën e tij.
Si ndodhi vrasja
I riu kishte bërë një kopje të çelësave të shtëpisë dhe hyri ndërsa viktimat po darkonin. Fillimisht ai goditi Daniele në kuzhinë.
Mesazhi në Facebook, “Hakmarrja të jep kënaqësi”
Hakmarrja “është një pjatë për tu shërbyer e ftohtë. Është e vërtetë që hakmarrja nuk e zgjidh problemin, por për disa çaste ndiheni të kënaqur”. Kjo është ajo që Antonio De Marco shkruajti në një postim në Facebook me titull “Dëshira për hakmarrje” tre ditë para se t’i kërkonte arbitrit Daniele De Santis që të merrte përsëri me qira një dhomë në banesën e tij. Episodi raportohet në proceservebalin e arrestimit, ku tregohet sesi hetuesit ranë në gjurmët e 21-vjeçarit.
Duke analizuar celularin e De Santis, karabinierët gjetën 165 kontakte të njerëzve që kishin ndonjë farë lidhje me banesën. Midis këtyre De Marco është referuar si “Djali infermier ” dhe midis 29 tetorit 2019 dhe 17 gushtit 2020 ka pasur disa shkëmbime mesazhesh në ËhatsApp me arbitrin. Më 6 korrik, vetë De Santis, në një mesazh për partneren e tij Eleonora, kishte njoftuar kërkesën e djalit për t’u kthyer në apartament dhe të dy kishin komentuar me ironi se bashkëjetesa e mëparshme midis vajzës dhe De Marco “ishte shoqëruar me situata të vështira”.