14-vjeçarja shqiptare bëhet nënë, materniteti njofton policinë

Një 14-vjecare bëhet nënë, duke sjellë në jetë një foshnje, në Kliniken e Gjinekologjisë në Prishtinë.

Sipas raportimit në 14-vjeçarja me inicialet M.M është e lindur në Shqipëri ndërsa është e martuar dhe jeton në Mitrovicë, shkruan “Zëri.info”.
Rastin e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës gjinekologjike në Prishtinë, Jakup Ismajli, i cili tha se si nëna edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë kane dale nga spitali.

“Të hënën në Kliniken Gjinekologjike në Prishtinë ka lindur fëmijën një vajzë 14-vjeçare me inicialet M.M. Gjendja shëndetësore e nënës dhe fëmijës është e mirë, është liruar nga spitali dhe tashmë gjendet në shtepinë e saj”, tha Ismajli për “Zërin”.

Ismajli po ashtu deklaroi se për këtë rast e kanë lajmëruar edhe Policinë e Kosovës për konsultim.

Loading...