Gjykata e Posacme shtyu seancën ndaj ish nëndrejtorit të OFL Artan Shkëmbi i akuzuar për xnjerrje sekreti dhe akte korrupsioni.
Shtyrja u vendos pas kërkesës së avokatit të zyrtarit të policisë i cili kërkoi kohë për tu njohur me aktet e dosjes.
Gjykata ka ftuar Artan Shkëmbin për ti njoftuar vendimin e pezullimit nga detyra sipas kërkesës së bërë nga SPAK.
Nga ana tjetër në hetim janë edhe dy oficerë të tjerë policie që dyshohet se janë marrë më çështjen për të cilën ka ndodhur nxjerrja e sekretit të hetimit.
Sipas të dhënave të hetimit mësohet se hetimi për këtë çështje ka nisur pasi policia gjermane ka sjellë në Tiranë informacione për dy shtetas shqiptarë që kryenin trafik kokaine me destinacion Gjermaninë.
Pikërisht ky hetim përsa i takon pjesë shqiptare dyshohet se është dekonspiruar nga zyrtarët e policisë shqiptare përmes mesazheve të dërguar nga platforma EnchroChat.