Ja sa vite vite bu rgim jep Gjykata e Vlorës për të ‘fortin’ e Selenicës

Gjykata e Vlorës, ka dënuar me 10 vite burgim Tesilvian Basho ose Tesi Basho, i konsideruar si i “forti i Selenicës”. Kjo masë dënimi është kërkuar gjatë dhënies së pretencës nga prokuroria e Vlorës, pasi Tesi Basho, përballej në gjykatën e këtij qyteti me akuzat e “Mbajtjes pa lejë të armëve”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Falsifikim të pasaportës” si dhe “Kultivim të lëndëve narkotike”. Masa e dënimit është miratuar nga gjykata e Vlorës, duke marrë parasysh dhe gjykimin e shkurtuar. Ndërkohë mësohet se Tesi Basho, ka apeluar vendimin me qëllim përfitimin e uljes së dënimit në gjykatën e Apelit Vlorë.

Gjatë një operacioni të mirëorganizuar nga policia është arritur të arrestohet në muajin Tetor 2019, Tesi Basho, ku në banesën e tij u sekuestruan dy automatikë, pistoletë “Glock”, radio marrëse-dhënëse, kallëpe tritoli, lëndë narkotike hashash dhe disa fidanë cannabis-stativa. Mes sendeve të sekuestruara ishin dhe një pasaportë e falsifikuar me emrin Thanas Lame, pasi pikërisht me këtë emër kishte arritur të nxirrte një kartë identiteti dhe madje të martohej, me një vajzë të quajtur J. Bushaj.
Kujtojmë që kjo është vetëm njëra nga tre dosjet penale kundër Tesilvian Basho. Dosja e dytë kundër tij flet për akuzën e gjobëvënies 100 mijë euro, të vendosur ndaj biznesmenit Sulejmën Hoxha. Për këtë ngjarje ai është marrë i pandehur në muajin Janar 2020 dhe ndodhet në fazën e gjykimit në gjykatën e Vlorës. Ndërkohë dosja e tretë ka të bëjë me njohjen e vendimit penal të dhënë nga drejtësia Italiane për Tesi Bashon, pasi pak vite më parë Basho është dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia Italiane për ekzekutimin e dy prostitutave në Itali.

Për këtë krim, Basho është arrestuar në Itali, por ai mundi të arratiset nga burgu duke përdorur çarçafët dhe më pas ka gjetur strehim të Selenicë të Vlorës, duke u shfaqur me emrin e rremë Thanas Lame.

Loading...