Edi Paloka thote se demokratet jane te motivuar dhe mezi presin te rrezojne Edi Ramen nga pushteti.
Nënkryetari i Partisë Demokratike ka publikuar disa foto nga procesi i votimit për zgjedhjen e kandidatëve të PD për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.
Në një postim në “Facebook”, Paloka shkruan së në votime ka pasur dyndje demokratësh dhe se tashmë pritet vetëm dita e “ndëshkimit” të Rilindjes.
“Shkoder, Malesi e Madhe , Vau i Dejes…Ashtu sic pritej, dyndje e demokrateve . Pritet vetem “dita e ndeshkimit” per “rilindjen”, 25 prilli ! Rama ben mire t’i lere te shfryn me vote se ndryshe nuk do kete kohe te pendohet…”, shkruan Paloka.
Loading...