Si u trasformuan këta njerëz kështu!
Shumë prej tyre rrugëtojnë dhe fantazojnë sikur bota në duart e tyre e disa të tjerë falin vecse neveri e negativitet.Në pazaret e vjetër dhe rrugicat me kalldrëm shikohen duart e ftohta e të ashpra të lypsave fisnik, dhe disa ecejake këmbësh me numrin 40-të dhe zhurmën bezdisëse. Gjithsecili ecën me këmbët e veta por disa prej tyre hedhin hapat mbi lirinë dhe të drejtat e tjetrit dhe nisin të interpretojnë në mënyrën më të shëmtuar atë që është e shëmtuar.
Sa e bukur është natyra, atë që cdokush nga ai që e ndien shpirtin të pastër e quan gjithësi. Mardhënia me vendin ku jeton krijohet natyrshëm por njerzit që jeta të përball cdo ditë përpos të këqijave na japin një leksjon të mirë nga ku arrijmë të bëjmë diferencën dhe bilancet e përditshmërisë.
Gjithcka e bukur dhe me vlerë ndërtohet nga ne, vjen një moment që e bukura, e drejta dhe ajo c’ka duhet të bësh dhe zgjedhësh në jetë varet vetëm nga ne. Sytë dhe zemra mund të dallojnë mjaft mirë grimcat e mirësisë dhe ligësisë që karakterizojnë një qënie njerzore, ajo e cila përcjell në cdo hap neveri, tradhëti, poshtërsi por mbi të gjitha mosmirnjohje. Na ka ndodh që shumë prej atyre që ju kemi treguar hapat kanë tentuar ti hedhin mbi ne.Ka shumë prej atyre që ecin kuturu, mendojnë kuturu dhe jetojnë kuturu.
Jeta ime është e imja dhe s’mund te jetë e askujt tjetër! Na ka sjellë dikush në jetë dhe kemi sjell dikë në jetë. Gjithcka është hua mos harroni…
Anila Ahmataj