Jepet dënimi për 38-vjeçaren/ I p reu k okën vjehrrës dhe ia la në lavaman e kuzhinës

Një 38-vjeçare nga Kansas i SHBA është dënuar me burgim të përjetshëm të martën pasi i preu kokën nënës së ish-të dashurit të saj me dy thika dhe ia la në lavamanin e kuzhinës.

Rachael Hilyard, u dënua për vrasjen e 63-vjeçares Micki Davis në atë që prokuroria e quan një krim të planifikuar.
Davis u sulmua pasi shkoi në shtëpinë e Hilyard për të marrë gjërat e djalit të saj. Ajo shkoi në shtëpinë e Hilyard me nipin e saj 9-vjeçar por i vogli iku me vrap dhe kërkoi për ndihmë përpara se gjyshes t’i prehej koka.

Trupi i të moshuarës u gjet në garazh ndërsa koka në kuzhinë. Hilyard tha se ishte e penduar për këtë vrasje monstruoze.

Hilyard kërkoi falje në seancën dëgjimore të martën për ngjerejen e rënd e cila ndodhi më 9 Prill 2017, në të cilën disa nga anëtarët e familjes së Davis morën pjesë personalisht ose panë përmes një telefonate të Zoom.

“Ndjej që edhe vdekja do ishte e mirë për mua tani. Çdo ditë ndjehem keq,” tha ajo.

“Unë u kërkova falje shumë njerëzve që e njihnin dhe e donin Micki Davis, i kërkova falje të gjithë familjes së saj, nipit të saj, të gjithë miqve të saj, fqinjëve të mi, unë kërkova falje për atë që u bëra“, vazhdoi ajo më tej.

Familja e Davis, megjithatë, e quajti Kilyard një ‘përbindësh’ pasi ata u përballën me të edhe një herë në gjykatë para dënimit.

Loading...