I ftuar në Real Story, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj foli edhe për për dekonspirimin nga kreu i OFL-së Artan Shkëmbi, i cili është pezulluar nga detyra.
“Dramë do të ishte nëse ne nuk do të ishim në gjendje për t’u distancuar.
Është lajm i keq që identifikohet një problem i tillë në këtë nivel të hierarkisë së policisë shqiptare, por policia e identifikoi vetë problemin.
Por problemi nuk erdhi nga jashtë, nga jashtë erdhi shqetësimi, që diçka ndodh.
Kemi dyshime, që diçka ka ndodhur dhe nga brenda policisë është identifikuar problemi.
Po policia ka fuqinë që të arrijë të identifikojë probleme edhe në këtë hierarki.
Policia e ka zbuluar vetë problemin. Ngjarja është e rëndë, por fatlume, zbulimi dhe reagimi i vetë policisë.
Emërimin e këtij zotërisë nuk e kam bërë unë. Ka disa vite në atë detyrë, por kjo nuk ka rëndësi, do ta kisha emëruar edhe unë” tha ai në Real Story.