Hidrocentrali i Skavicës do të financohet nga SHBA-ja. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama.
“Ne me SHBA-të nesër firmosim një marrëveshje për Skavicën që do financohet nga SHBA-të. Është vullnet i SHBA për t’i shprehur Shqipërisë konsideratën më të lartë ç’ka ne kemi bërë për ato çështje që shprehen në letrën e presidentit, por jo vetëm për të. Gjithashtu, SHBA-ja kanë vendosur që në një numër të caktuar mbështetjeje shëndetësore me respirator në Europë, pjesën e luanit t’ia japin Shqipërinë. I them këto që do mund të realizojmë një vepër të shumë pritur që në vitet e vjetra, siç është Skavica me SHBA-të drejtpërdrejtë”, tha Rama.
Loading...