Paralajmërimi i fortë i Metës: Kurrësesi s’do lejojmë grusht shteti

Presidenti Ilir Meta i pyetur se çdo të bëj ai nëse nuk do të respektohet 5 qersjori dhe se a do i drejtohet Venecias tha se nëse një gjë e tillë ndodh do ishte një atentat për demokracinë e vendit.

I ashpër në ato që deklaroi, Meta u shpreh: “Është e mira të respektohet 5 qershori, ose e domosdoshme më mirë të them, nëse ka një ndryshim të moralshëm që i intereson publikut është të hapën listat 100 përqind, pra të japim mundësi qytetarit të zgjidhet mes kandidatëve. Nëse do shkelet 5 qershori atëherë përgjegjësia i mbetet tij ose atyre që e shkelin sepse unë do e konsideroj atentat kundër të ardhmes evropiane të vendit, një përpjekje për të instaluar një juntë apo grusht shteti që s’do pranohet nga presidenti dhe shqiptarët.
Të parët tanë erdhën nga Stambolli Bukureshti, Amerika e krijuan shtet, ne sdo të lejojmë kurrësesi një grusht shteti do jetë shembull për botën , jo vetëm për Evropën. Si ç’thotë Nela në poezinë e tij, “A liri a vdekje” dhe ne me çdo mjet legjitim do vendosim demokracinë në vend”.

Loading...