Trump reagon pas lajmit se është në gjendje të keqe: Jam mirë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump reagoi me një postim “sigurues” nga spitali “Walter Reed” ku po trajtohet pas infektimit me Covid-19.

Kreu i Shtepise se BArdhe falënderon mjekët dhe stafin për kujdesin që ata ofrojnë dhe thekson se ai ndihet mirë.

“Mjekët, infermierët dhe të gjithë në Qendrën madhështore Mjekësore “Walter Reed” dhe të tjerët nga institucionet e tjera që u janë bashkuar atyre janë të mrekullueshëm!

Përparim i jashtëzakonshëm është bërë gjatë 6 muajve të fundit në luftën kundër këtij virusi. Me ndihmën e tyre, po ndihem mirë” shkruan presidenti amerikan.

Mediat cituan më herët, një burim pranë presidentit amerikan dhe stafit që i tha “Reuters” se gjendja e tij është shqetësuese. Sipas të njëjtit burim, 48 orët e ardhshme konsiderohen vendimtare për shëndetin e presidentit amerikan.

Loading...