I publikoi videon e vjetër, Rama i përgjigjet Metës: S’i heq asnjë presje atyre ç’kam thënë

Pasi i publikoi një video të 20 viteve më parë, kryeministri Edi Rama iu përgjigj në Twitter, Presidentit Ilir Meta duke thënë se nuk i heq asnjë presje atyre deklaratave.

Ai përsërit atë që deklaroi edhe më herë, se “çfarë borxhi të kanë shqiptarët që s’pushon së ngatërruari dynjanë!
“Ilir unë s’u heq asnjë presje atyre ç’kam thënë e s’kam asnjë arsye të shqetësohem ç’do mendojë nesër kush do lexojë fjalimet e shkrimet dhe do shohë intervistat e mia, përkundrazi! Po shqiptarëve sot ti duhet t’ua thuash çfarë borxhi të kanë që s’pushon së ngatërruari dynjanë!”- shkruan Rama.

Loading...