PS kalon nesër në Kuvend ligjin zgjedhor, Bylykbashi i prerë: Nuk do të na e heqin fitoren nga duart

Mazhoranca duket se ka vendosur qe te kaloje neser ne Kuvend draftin e saj te ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor nderkohe qe opozita ka theksuar se me gjithe makinacionet, PS nuk do te arrije te vjedhe zgjedhjet.

“Sido që ta bëjë sistemin, opozita do të fitojë zgjedhjet në vitin e ardhshëm. Të gjitha qëndrimet tona janë bërë publike dhe prezente faktorit ndërkombëtar që e ka të qartë shkeljen e cdo standardi porsa i përket zgjedhjeve të ndershme, një komponent thelbësor si për OSBE të cilin Rama pretendon se e drejton dhe për Këshillin e Evropës. Pra ndryshimet e nesërme nuk do të pengojnë fitoren e opozitës”, theksoi Bylykbashi.

“Më pas është barra morale për të gjithë ata që i dhanë mundësinë Ramës të ndryshonte Kushtetutën në mënyrë të njënashme nëpërmjet pazaresh sic ajo që shohim në tekstin aktual që përpiqen të miratojnë nesër ku dispozita të caktuara shkojnë ndesh me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it që i kishim trajtuar.

Ka shkelje për barazinë e kandidimit dhe mosdiskriminim e subjekteve zgjedhore. Pra është detyrë e Parlamentit që të mos kalojë draftin vecse do dërrmojë standardin e zgjedhjeve, por kjo nuk do pengojë opozitën për zgjedhjet e ardhshme”, ka theksuar perfaqesuesi i PD.

Loading...