COVID shkakton katër të vdekur në 24 orët e fundit, 149 infektime të reja

Kater persona kane humbur jeten nga koronavirusi ne Shqiperi gjate 24 oreve te fundit nderkohe qe jane shenuar 149 infektime te reja.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 139 të shëruar, 149 raste te reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit
Dr. Eugena Tomini
Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon mbi situatën epidemiologjike të COVID19.
Janë kryer 963 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 149 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.
Janë shëruar 139 qytetarë duke e çuar në 8675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
104 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, nga 4 raste në Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Lezhë, nga 2 raste në Gjirokastër, Përmet, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Kukës, Skrapar, Ura Vajgurore.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 206 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 73 vjeçar nga Durrësi, një 77 vjeçar nga Shkodra, dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 65 vjeçar dhe një 74 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e COVID19.
Të nderuar qytetarë ju kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (4 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 149
Të shëruar ne 24 orë 139
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 963

Testime totale 92109
Raste pozitive 14266
Raste të shëruara 8675
Raste Aktive 5195
Humbje jete 396 (Qarku Tiranë 188, Durrës 47, Shkodër 42, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 10, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2665
Durrës 563
Shkodër 395
Elbasan 246
Lezhë 267
Korçë 242
Fier 215
Vlorë 189
Kukës 140
Berat 117
Dibër 94
Gjirokastër 62

Loading...