Arr estohen tre ‘të fortët’ në Fier, kërcënuan dhe dhunuan policët

Tre persona janë arrestuar në Fier pasi duke udhëtuar me automjetet ‘’Porsche’’ dhe ‘’Ferrarri’’ nuk iu bindën policëve, dhe jo vetëm, i kërcënuan dhe i dhunuan.

Rezultoi se një prej tyre, A.M, 32 vjeç ishte në gjendje të dehur teksa.
Ndërkohë janë arrestuar dhe dy të tjerë, një 50-vjeçar banues në fshatin Tojkan për kultivim droge, si dhe një 18-vjeçar në Mallakastër pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Fier

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, kapet 1 tjetër i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasit A. M., 32 vjeç, F. M., 21 vjeç dhe T. Q., 47 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetet tip “Porsche” dhe “Ferrari”, nuk i janë bindur punonjësve të Policisë së Rendit publik duke i kundërshtuar me dhunë dhe i kanë kanosur për shkak të detyrës. Pas testit të alkoolit rezultoi se shtetasi A. M. drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Tojkan, Cakran, kanë konstatuar të mbjella disa bimë narkotike cannabis sativa. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i tentativës për kultivim është shtetasi A. I., 50 vjeç, banues në fshatin Tojkan, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin T. M., 18 vjeç, banues në Mallakastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin tip “Benz” i papajisur me leje drejtimi.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim E. (B). M., 27 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

27-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Loading...