Covid-19 i merr jetën mjekut të njohur, ishte në terapi intensive prej 9 ditësh

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare, në këto orë të para të së hënës 5 tetor 2020, doktori i njohur i Skraparit, Esat Pashaj.

Doktor Esati u nda nga jeta pas prekjes në një stad të avancuar i një sëmundje shkaktuar nga coronavirus, ndërsa ishte i shtruar në Tiranë prej 9 ditësh në terapi intensive.
I lindur në 16.05.1948 dr.Esati ishte edhe njëherësh Anëtar i Këshillit Bashkiak Skrapar dhe njëherësh mbante detyrën e Nëndrejtorit të Spitalit Bashkiak Skrapar

Loading...