Ish-misi nga Kolumbia Daniella Alvarez është detyruar të hiqte këmbën e saj, pas komplikacioneve të një operacioni për të hequr një masë në bark.
Alvarez ka treguar nëpërmjet videove të shumta në Instagram, se në operacion gjërat nuk shkuan ashtu siç duhej.
Gjatë operacionit doktorët kuptuan se masa ishte mbështjellë rreth aortës kryesore dhe ajo pësoi një ishemi, pra mos furnizim të mjaftueshëm me gjak të një organi ose pjese të trupit.
“Muajt që vijnë do të jetë të vështirë, por e dua trupin tim njëlloj si më parë. E di se me dorën e Zotit do të eci përpara”, u shpreh 32-vjecarja.
Në një nga videot që ka publikuar së fundmi, ajo shihet teksa tenton të ngrihet në këmbë për të bërë një foto.
Humbja e këmbës nuk e ka kufizuar aspak Daniellën, pasi ajo vazhdon ta jetojë jetën po njësoj.