Meta kërcënon Ramën: Po preke 5 qershorin do më kesh në cdo shesh të Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama jane perfshire ne debate te ashpra diten e sotme. Kreu i shtetit iu përgjigj kryeministrit Edi Rama duke thene se nuk duhet te cenoje marreveshjen e 5 qershorit me opozuten.

“Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën. Mos guxo të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit!
Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë.

Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti.

Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala, thekson Meta.

Loading...