Rama iu kthehet ashpër të gjithë deputetëve: Gjuha ime iu thyen kockat! Po lëshoheni si gamori në dahon

Kryeministri Edi Rama foli me tone të ashpra në Kuvend, teksa iu është drejtuar të gjithë deputetëve të opozitës brenda dhe jashtë Parlamentit, duke thënë se ai është ndryshe prej tyre, pasi gjuha e tij iu thyen kockat.

Duke u shprehur prerë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të votohen, Rama deklaroi se Shqipëria dhe shqiptarët nuk mund të bëhen dhe edukohen me fjalë si ato të opozitës, si “hajdut”, “trafikant”, “kriminel”.
“Këto janë fjalë rrugaçësh, vetëm një rrugaç del në rrugë dhe i turret tjetrit, duke i thënë fjalën e fundit. Nëse unë do të mendoja në atë formë, atëherë do të isha njësoj si ju dhe si ata. Patjetër që gjuha shqipe kocka s’ka, por kocka thyen, dhe ndryshimi është se gjuha ime iu thyen kockat juve, ndaj ju tërboheni. Ua thyen dhe do t’ua thyejë kockat në sensin e oratorisë politike, kurse gjuha juaj nuk thyen kocka, por thyen themelin e bashkëjetesës dhe thyen normat elementare të edukatës së të jetuarit së bashku dhe kontratën natyrale me fëmijët tuaj. Habitem çfarë iu thoni fëmijëve ju kur shkoni në shtëpi, kur iu dëgjojnë duke klithur e lehur çdo ditë. Është fatkeqësi e madhe për fëmijët tuaj këtu e atyre jashtë dhe të të gjithë shqiptarëve që shohin në Parlament deputetë që lëshohen në gjuhë si gamori në dahon. Edhe juve e bëni për Shqipërinë, atdheun! Mos! Ju do t’i mbani të rinjtë në Shqipëri me këtë gjuhë, me këtë edukatë, duke thënë një në tre fjalë ‘hajdut’, ‘kriminel’, ‘trafikant’. Kështu do t’i mbani? Që të jemi të qartë nuk e dua unë, do ta mbyll hundën dhe do të votoj komisionet politike, sepse janë tre palë në këtë mes dhe sepse unë nuk jam as diktator, as autokrat, por jam thjesht i pari i një familjeje politike, që gjithë jetën e vet ka marrë kosto politike e aritmetike, sa herë ka bërë ligje zgjedhore, duke hapur rrugën, që kurrë nuk do ja kishin hapur. Ndryshimet do të votohen. PS nuk e merr dot njeri. Këtë mësojeni”, deklaroi kryeministri.

Loading...