Aeroporti i Kukësit është një projekt strategjik i cili pritet t’i japë një zhvillim ekonomik qarkut të Kukësit dhe do të ketë një impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit.
Në përfundim të mbledhjes së qeverisë që u zhvillua në Kukës, ku u fol për një sërë projektesh zhvillimore për këtë qark, Kryeministri Edi Rama ka postuar edhe një foto në 3D se si do të jetë aeroporti i Kukësit.
“Aeroporti i Ri i Kukësit dhe një paralajmërim: Mos përgojoni 3D se sot një vit, në realitet do jetë më i bukur se këtu”, shkruan Kryeministri Rama.
Fluturimet nga ky aeroport priten që të fillojnë vjeshtën e ardhshme, duke krijuar lehtësi në udhëtim për banorët e zonës e më gjerë, si dhe impakt në ekonominë e vendit./atsh