Futollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Njoftimi është bërë nga Federata Zvicerane e Futbollit, ku sulmuesi me origjinë kosovare ka rezultuar pozitiv ndaj testit të bërë para ndeshjeve që Zvicra do të zhvillojë gjatë kësaj jave.
Në një moment jo të mirë tek kampionët e Anglisë, Liverpul, Shaqiri do të jetë i detyruar të karantinohet në Zvicër për të paktën 14 ditë.
Tek Liverpuli me koronavirus është edhe senegalezi Sadio Mane dhe spanjolli Tiago Alcantara.
Loading...