Në një konferencë për shtyp me fokus tek ekonomia, Kryeministrit Edi Rama njoftoi se pas rritjes me 40% të rrogës së mjekëve, do të rritet me 15% edhe paga e mësuesve.
“Nuk do të zgjatem shumë në shifra të detajuara. Do them se paga për bluzat e bardha do rritet 40% më e madhja historike për bluzat e bardha dhe paga për arsimtarët 15%.
Detajet do t’i japin ministrat. E dyta shifër që do t’ju jap është që me një numër punonjësish në sektorin publik që është më i vogël se në 2013, por le ta marrim njësoj, fondi i pagave është rritur nga 450 mln dollarë në 2013, në 710 milion dollarë sot, duke përfshirë edhe rritjen e sotme që do të thotë 2 mandate qeverisëse të atyre që nuk e di ku e gjejnë kurajon të kërkojnë të rikthehen dhe dy mandatet tona është thuajse dyfish fondi i pagave në sektorin publik”,- tha Rama