Arr estohet vlonjati, në pranga edhe dy të tjerë

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale, ku njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim.

Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë 36-vjeçari E. Ç., i cili ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për “Falsifikim dokumentesh”, si dhe dy të tjerë, që janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim.

Në pranga edhe 2 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, kanë ndaluar shtetasin E. Ç., 36 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

-Specialistët e Qarkullimit Rrugor, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. M., 52 vjeç dhe O. V.,32 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Loading...