Arr estohet 23-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga një 23 vjeçar shqiptar i cili është kapur me drogë.

Mediat bëjnë me dije se i riu shqiptar kishte fshehur drogën në dyshek dhe më pas e shiti në zonën Campasso.
Shpërndarësi, një shqiptar 23 vjeçar u arrestua nga agjentët e stacionit policor Pré.
Pasi kontaktoi me disa bashkëmoshatarë, hyri në një ndërtesë. Me të ikur, i riu u ndalua nga oficerët të cilët kontrolluan në apartamentin ku ai kishte qenë për disa orë.

Sipas policisë të riut i janë kapur dhe sekuestruar mbi 700 gram heroinë të ndarë në tetë mbështjellës dhe disa fletë ku shënoheshin emrat dhe numrat.

Loading...