d Sheeran arrin pesë miliardë klikime. Ai është pa dyshim një nga artistët më të mëdhenj botërorë.
Këngët e këngëtarit dëgjohen në mbarë botën dhe gjenerojnë miliona të ardhura. Një nga këngët më të famshme të artistit britanik mbetet “Shape of You”.
Ed Sheeran rezultoi se vetëm vitin e kaluar kishte fituar afro 109 mijë euro brenda një dite.
“Shape of You” është kënga e dytë më e dëgjuar në histori të kanalit YouTube dhe njëherësh e para këngë solo për nga numri i klikimeve në këtë kanal.
Kjo këngë është pjesë e albumit “Divide”, të cilin ai e publikoi në vitin 2017 dhe rezultoi të ishte ndër albumet më të suksesshme të atij viti.
Në vitin 2017 “Shape of You” ishte kënga më e shitur dixhitale në të gjithë botën, me shitje të kombinuara dhe transmetime ekuivalente me këngë prej 26.6 milionë njësish sipas IFPI.