Ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e mbajtur në Kuvend, iu përgjigj shkurtimisht edhe deklaratës së një nate më parë të Presidentit Ilir Meta.
Ajo tha se Partia Socialiste i ka qëndruar pikë për pikë marrëveshjes së 5 qershorit, por shtoi se në Kodin e ri Zgjedhor ishin përfshirë edhe rekomandimet.
Spiropali: Progres-raporti nuk i referohet as sistemit zgjedhor, as ndryshimeve kushtetuese sepse janë jashtë objektit të përcaktimit dhe vlerësimit të Komisionit Evropian. Të gjitha thirrjet dhe çjerrjet për grusht shteti dhe për mbrojtje të rendit kushtetues deri me pushkë siç tha dje Presidenti i Republikës, ato që lexojmë nëpër portale që nxisin dhunë, nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.
Marrëveshjes së 5 qershorit i kemi qëndruar pikë për pikë me atë që kishim rënë dakord me partnerët tanë, por duke respektuar edhe rekomandimet e ODIHR. Raporti flet për detyra të kryera.