‘La fëmijët në gjumë e shkoi me të dashurin në dasmë’, vjehrra tregon peripecitë me nusen

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në News 24 të autores Evis Ahmeti u trajtua historia e braktisjes së dy fëmijëve të mitur 5 dhe 4 vjeç nga nëna e tyre. Historia u rrëfye nga gjyshja e cila kërkon ndihmë për të rritur mbesat.

Evis Ahmeti: Si u njoh djali juaj me bashkëshorten?
Vera: Të them të drejtën kur djali u martua me këtë femër nuk e kam pranuar dhe ai u largua me qera. Nuk e pranova sepse ajo kishte qenë e martuar dhe kishte dy fëmijë të tjerë të cilët i kishte braktisur.

Evis Ahmeti: Kishin konflikte mes tyre pas martesës?
Vera: Jo nuk kishin, por pasi erdhi në jetë vajza e madhe unë i kërkova djalit të vinin të jetonim bashkë të gjithë.

Evis Ahmeti: Po si lindën problematikat?
Vera: Nëna e Blerinës nuk e donte djalin tim fare, e shanin dhe e ofendonin pafund. Nga ajo krushqi nuk kam pirë një kafe.

Evis Ahmeti: Paska qenë një martesë dhe krushqi problematike?
Vera: Po sepse as ata nuk na donin as ne nuk i donim, dolën fjalët e vjehrrës së djalit pasi ajo thoshte që do të shkatërroj deri në fund.

Evis Ahmeti: Si ishte marrëdhënia jote me nusen?
Vera: Kisha një marrëdhënie shumë të mirë, flisnim me njëra-tjetrën shumë, djali ishte gjithë kohën në punë dhe unë mundohesha që ta respektoja.

Evis Ahmeti: Si iku?
Vera: Gjithë konflikti nisi nga martesa e motrës së Blerinës, e cila kishte ceremoninë e martesës dhe djali im i tha se nuk do shkosh se ata nuk e donin djalin tim dhe ky i tha që pa mua pse do shkosh.

Evis Ahmeti: Çfarë bëri Blerina a shkoi?
Vera: Ajo i la në gjumë dhe u largua pa fëmijët.

Evis Ahmeti: E mban mend momentin kur ka ikur Blerina?
Vera: Po ishte mbasdite unë po kthehesha nga puna, fëmijët po i lante goca ime në tualet, ajo ishte larguar pa thënë. Djali ishte në gjumë dhe kur u çua u shokua.

Evis Ahmeti: Cfarë bëtë ku e kërkuat?
Vera: Po shkuam te familja e Blerinës, por ajo nuk ishte aty, ishte te gjyshja e saj dhe në dasmën e motrës ajo shkoi me të dashurin në dasmë. Si ka mundësi që familja e babait e pranoi Blerinën me të dashurin?

Evis Ahmeti: Po fëmijët kush i mori?
Vera: Ajo fëmijët i hodhi te shkallët dhe vajza e vogël u dëmtua dhe ata si familje na u turrën për të na rrahur.

Evis Ahmeti: Keni zbuluar veprime të turpshme nga Blerina në syrin e fëmijëve?
Vera: Po është e vërtetë, ajo dilte në ballkon dhe përballë fëmijëve dhe bënte veprime të turpshme në syrin e tyre.

Vera: Djali kishte dalë në foto me gocën e xhajes, edhe ai i dashuri Blerinës qëllimisht ngacmoi gocën e xhajes, djali të nesërmen e gjuajti me grushta sepse nuk mundi dot ta duronte ofendimin që i bëri ai.

Evis Ahmeti: Çfarë bëtë ju pasi u largua Blerina?
Vera: Ne njoftuam policinë, sepse në shtëpinë tonë lindën debate pas ikjes së saj. Ne njoftuam policinë, por debatet mes këtyre të dyve kanë qenë edhe për tradhëti.

Evis Ahmeti: Ka pasur ndonjëherë Blerina urdhër mbrojtje?
Vera: Po sepse ngaqë një herë humbi vajza e vogël dhe ne po e kērkonim, vajza ishte me Blerinën dhe djali e goditi me një shpullë, për këtë shpullë ajo mori urdhër mbrojtje.
Vera: Blerina bënte veprime të turpshme dhe vajzat më tregonin dhe shpreheshin që Blerina bënë gjëra të tilla, por unë nuk ja vura kurrë në vesh djalit tim.
Evis Ahmeti: Cilat ishin fjalët e mbesës që ti tha pas asaj që pa nga nëna e saj?
Vera: Mbesa më tha që nëna unë do hidhem nga ballkoni sepse mami im bënë veprime të turpshme.
Vera: Jam shumë e lënduar, sepse ata fëmijë mezi i rris dhe ata flenë në tokë pa ngrënë, pa rroba,p a asgjë!

Evis Ahmeti: Çfarë keni denoncua u për Blerinën?
Vera: Denoncuam braktisjen e fëmijëve nga ana e asaj. Prokuroria e thirri Blerinën por asgjë deri më sot

Loading...