Meta mesazh rinisë shqiptare: Mos u dorëzoni nga vështirësitë e kohës! Këto troje janë mbrojtur me gjakun e heronjve

Presidenti Ilir Meta i dërgoi një mesazh rinisë shqiptare, duke i kërkuar të mos dorëzohet në kohë të vështira, por të qëndrojë në lartësitë e detyrave të historisë.

“Epopeja e kodrës së kuqe ishte një legjendë patriotizmi dhe trimërie, zgjoi aspiratën për liri dhe shtoi urrejtjen ndaj armikut. Nën këtë moto edhe unë do doja që populli shqiptar sidomos rinia të mos dorëzohen nga vështirësitë e kohës, por të qëndrojnë në lartësitë e detyrave të historisë, të kërkojë bukuritë e jetës në këto troje që janë mbrojtur me gjakun e heronjve më të mirë”, tha Meta.
Deklarata e Kreut të Shtetit u bë në ceremoninë e vlerësimit të Heronjve të Popullit dhe figurave të shquara të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Vojo Kushi, Sadik Stavileci, Xhoxhi Martini, Muharrem Llanaj e Hatixhe Farka.

Loading...