Analisti bën deklaratën e fortë: Presidenti Meta më ka deklaruar që do të vras

Analisti Frrok Çupi ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Open”.
Ai është shprehur se e njeh shumë mirë Ilir Metën, madje preisdenti i ka thënë se do të vriste disa persona, por që analisti nuk i ka përmendur me emra.

“E njoh shumë mirë unë Ilir Metën. Mua më ka deklaruar vetë Meta unë do vras këtë do vras atë. Unë nuk jam për presidentin e terrorin. Kërcënimi dhe terrori i Ilir Metës nuk pranohet. Këta kanë vrarë.
Ne kemi të bëjmë me një udhëheqje që po vdes. Kështu që kjo është njëra anë por ne nuk diskutojmë për këtë gjë. Profilin e tij mund ta bënte Kuvendi kur e zgjodhi, ky është problem tjetër. Iliri i ka mendjen jashtë sepse ka shpërndarë aksione politike dhe financiare. Aksionet politike i ka disa tek Basha disa tek Metës.

Ndërsa financiaret tek nën investitorët. Është më i korruptuari sa në botë pas, Presidentit të Malajzisë. Janë vrarë katër protestues për këtë arsye. Tani vijmë tek aksionet. Aksionet politike që po hahet me Ramën janë aksionet e kredibilitetit të qeverisë, Presidenti i Republikës është zero me ndërkombëtarët. Ai shpreson tek Partia Socialiste tek një aleancë e sado e vogël”, tha Çupi.

Loading...