Tre persona kanë rënë në prangat e policisë suedeze, pasi akuzohen për vrasjen e producentit shqiptar Flamur Beqiri.
Mediat e huaja bëjnë me dije se në pranga ka rënën një 22-vjeçar, një 31-vjeçar dhe një 33-vjeçar, ndërsa më herët është arrestuar edhe një kikbokser 23-vjeçar, Anis Fouad Hemissi, i dyshuar si ekzekutor.
Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur natën e Krishtlindjes, ku 30 vjeçar shqiptar u ekzekutua me breshëri plumbash përpara shtëpisë së tij, në sy të djalit dhe gruas.
Sipas mediave të huaja, atentati mafioz, ku mbeti i vrarë 30 vjeçari shqiptar i cili jetonte në Londër, lidhet me një varg eleminimesh mes grupeve shqiptare, të lidhura me trafkun e drogës, duke e cilësuar Beqirin një nga emrat më të kërkuar në shtetin suedez.