Meta: Babai i Ramës ishte artist i mirë por se dekoroj

Presidenti Ilir Meta i futar në emisionin “Opinion” ka deklaruar se kryeministri Rama është në krye të OSBE-së vetëm falë ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilit i drejtohet me termin “Doktori i madhërishëm”.
Ndërkohë ai është shprehur se edhe mund ta dekoronte babanë e Edi Ramës, Kristaq Ramën sepse ishte artist shumë i mirë, por nuk e bën këtë pasi ai ka qenë një nga firmëtarët për të varur poetin Havzi Nela në vitin 1988.

“Unë nuk e di se çfarë thonë ambasadat. Unë jam president dhe di që Shqipëria është vite larg Serbisë dhe Malit të Zi për anëtarësimin në BE.
Populli është me presidentin, siç ishte në 2 mars, ta keni të qartë. Vetëm mëshira e presidnetit e shpëtoi atë, se populli kërkonte shpërndarje parlamenti. Nëse kryetari i PS nuk reflekton me kthimin mbrapsht të ndryshimeve nga presidenti, të cilat do të jenë të mirëargumentuara. Nëse ai shkel 5 qershorit, ai nuk i fton shqiptarët në zgjedhje, i fton në referendum.

Rama karrigen e OSBE e ka falë doktorit të madhërishëm që vuri firmën 10 vite më parë.
Babanë e Edi Ramës do ta kisha dekoruar se ishte artist shumë i mirë, por s’mund ta bëj këtë pasi ai ka firmosur për të varur Havzi Nelën në vitin 1988”, tha Meta ndër të tjera.

Loading...